• Saturday, 05 October 2024

IDF: Rreth 180 raketa janë lansuar nga Libani në drejtim të pjesës veriore të Izraelit

IDF: Rreth 180 raketa janë lansuar nga Libani në drejtim të pjesës veriore të Izraelit

Tel-Aviv, 4 tetor 2024 (MIA) - Rreth 180 predha sot janë lansuar nga Libani drejt caqeve në pjesën veriore të Izraelit, kumtoi armata izraelite (IDF). Tani për tani nuk ka raporte për të lënduar apo dëme më të mëdha materiale nga sulmet.

Shërbimi për raste urgjente i Komitetit shëdnetësor islamik, i cili është i lidhur me Hezbollahun, kumtoi se 11 persona, personel i tyre sot janë vrarë nga sulmet izraelitte në Libanin jugor.

Në kumtesë thuhet se shtatë persona të rasteve urgjente e humbën jetën në "agresionin e drejtpërdrejtë zionist ndaj ekipeve për raste urgjente", në spitalin qeveritar Marxhajun, ndërsa katër të tjerë u vranë në dy sulme në një vend tjetër në Libanin jugor. ab/