• Saturday, 05 October 2024

Zelenski për vizitë tek ushtarët në rajonin kufitar Sumi, të cilët luftojnë në rajonin rus Kurski

Zelenski për vizitë tek ushtarët në rajonin kufitar Sumi, të cilët luftojnë në rajonin rus Kurski

Kiev, 4 tetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot kumtoi se ka qëndruar në rajonin Sumi, në kufi me Rusinë, ku është takuar me ushtarët të cilët marrin pjesë në luftimet nga ana tjetër e kufirit, në rajonin rus Kurski.

Ukraina më 6 gusht filloi ofenzivë në këtë rajon kufitar rus.

"Sot e fillova udhëtimin tim në rajonin Sumi me takimin me ushtarët tanë, djem të cilët luftojnë në rajonin Kursk për t'i mbrojtur rajonet tona kufitare dhe tërë vendin", shkroi Zelenski në Telegram.

Prej fillimit të invazionit rus, më 24 shkurt 2022, Zelenski disa herë e vizitoi rajonin në afërsi të frontit. ab/

foto: МIА arkivi