• Saturday, 05 October 2024

Moti i lig e "paralizoi" Shqipërinë

Moti i lig e

Tiranë, 4 tetor (MIA) - Moti i lig, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme dhe intensive të shiut, erë të fuqishme, zbrazje elektrike, pothuajse tërësisht e "paralizuan" Shqipërinë.

Rrugët në qytete, para së gjithash në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Lushnjë, Bulqizë janë nën ujë, lartësia e të cilit është deri 50 centimetra.

Në Tiranë era çrrënjosi shumë drunj, për çka publikoi foto prefekti Erion Veliaj, me thirrje prë qytetarët që të mos dalin pa ndonjë nevojë të domosdoshme nga shtëpitë. Në rast nevoje të paraqiten në numrin e telefonit 112 apo në aplikacionin "TiranaIme".

Për shkak të motit të lig qyteti bregdetar Vlorë është pa energji elektrike, si dhe pjesë tët jera të vendit.

Për shkak të valëve të mëdha, është ndaluar lundrimi i të gjitha llojeve të mjeteve lundruese përgjatë tërë bregdetit.

Policia e shtetit dhe Agjencia për rrugë shtetërore bëjnë thirrje për kujdes të veçantë, nëpër rrugë, para së gjithash në rajonet malore për shkak të shembjeve dhe erozioneve.

Vëmendje e kujdesshme, me respektim të rreptë të sinjalizimit rrugor, rekomandohet edhe në autostradën Rruga e Arbërit, e cila e lidhë Tiranën me vendkalimin Bllatë në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Dibrës, të cilën me të madhe e përdorin edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: FB