• Saturday, 05 October 2024

Ajatollahu i Iranit Hamnei e mbajti pedikimin e tij të parë publik pas katër viteve

Ajatollahu i Iranit Hamnei e mbajti pedikimin e tij të parë publik pas katër viteve

Teheran, 4 tetor 2024 (MIKA) - Lideri suprem iranian ajatollahu Ali Hamnei u ka bërë thirrje kombeve myslimane që të "lidhin rripat e sigurimit" nga Afganistani deri në Jemen dhe nga Irani deri në Gaza dhe Liban. Ai foli derisa e udhëhiqte namazin e xhumasë në Iran për herë të parë pas katër viteve.

Në pajtim me traditën iraniane, ai e mbajti fjalimin e tij me pushkë pranë vetes.

Ai shtoi se armiku i Iranit është i njejtë sikur edhe armiku i shtetit palestinez, Libani dhe popujt tjerë myslimanë.

Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit - gjatë të cilit izraeli njoftoi se rreth 1.200 njerëz janë vrarë, ndërsa 250  janë marrë peng në Gaza - është akt legjitim, si dhe sulmi i Iranit ndaj vendit këtë javë.

Deklaratat e tij vijnë më pak se një javë pasi që Hasan Nesrallah, lideri i grupit miltant libanez Hezbollah, u vra në sulmin ajror izraelit.

"Irani sërish do ta sulmojë izraekin nëse është e nevojshme. Aksioni i shkëlqyer i forcave tona të armatosura disa net më parë ishte plotësisht i ligjshëm", tha Hamnei.

Ai një pjesë të madhe të fjalimit të tij ia dedikoi Hezbollahut dhe Hasan Nesrallah, i cili u vra nga Izraeli në Bejrut të premten e kaluar. mb/

Foto. Skrinshot Al Xhazira