• Saturday, 05 October 2024

Lukashenko: Nëse polakët përpiqen ta pushtojnë Ukrainën Perëndimore, do t'i japim ndihmë ukrainasve

Lukashenko: Nëse polakët përpiqen ta pushtojnë Ukrainën Perëndimore, do t'i japim ndihmë ukrainasve

Minsk, 4 tetor 2024 (MIA) - Nëse Polonia kryen invazion në Ukrainë, Bjellorusia do t'i mbështesë ukrainasit, tha presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko gjatë takimit të tij me banorët e qytetit Parohonsk më 4 tetor.

Aleksandar Lukashenko theksoi se Polonia ka interesa të saj në Ukrainë. Kjo manifestohet në raportin e elitave polake ndaj Ukrainës. Çështja kryesore mes vendeve në momentin e masakrës në Volin - vrasja masive e palakëve nga ana e armatës kryengritëse ukrainase gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Kanë ndodhur shumë gjëra gjatë luftës... ukrainasit e kanë djegur Katin në vendin tonë. Ishte ankth ajo që e kanë bërë në rajonin Pripjat pas urdhrit të fashisëtve. A do ta nxjerrim të gjith jetën tonë? pyeti në mënyrë retorike presidenti.

Sipas tij, pretendimet e Polonisë bazohen në dëshirën për të pushtuar pjesën perëndimore të Ukrainës.

"Edhe Bjellorusia perëndimore edhe Ukraina perëndimore. Ata duan të dominojnë atje. Kjo është e papranueshme për ne. Nëse polakët pushtojnë Ukrainën dhe përpiqen të kapin territorin e saj perëndimor, ne do të mbështesim ukrainasit. Ne e kuptojmë se ne do të jemi të radhës”, tha Lukashenko. mb/

Foto: MIA