Peskov: Plani britanik për Ukrainën nuk vjen parasysh
- Plani britanik për rindërtimin e Ukrainës pas luftës tashmë ka hasur në pengesën e parë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov qartë porositi se çdo prani e NATO trupave në territorin e Ukrainës është absolutisht e papranueshme për Rusinë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:21, 20 February, 2025

Moskë, 20 shkurt 2025 (MIA) - Plani britanik për rindërtimin e Ukrainës pas luftës tashmë ka hasur në pengesën e parë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov qartë porositi se çdo prani e NATO trupave në territorin e Ukrainës është absolutisht e papranueshme për Rusinë.
"NATO në Ukrainë? Kjo thjeshtë nuk është obsion. Skenari i tillë do të kishte pasoja serioze ndaj sigurisë së Rusisë dhe është tërësisht i papranueshëm", tha Peskov.
Sipas planit të propozuar, siç shkruan Telegrafi britanik, rreth 30.000 ushtarë evropianë do të sistemoheshin në qytetet ukrainase, portet dhe infrastrukturën kritike, duke përfshirë edhe elektranat bërthamore, jo larg fronteve ekzistuese. Në vend të kontigjentit më të madh tokësor, misioni do të mbështetej "në mbikëqyrje teknike", duke përfshirë aeroplanë zbulues dhe mbikëqyrës, dronë dhe satelitë për ndjekjen e plotë të situatës, deklaroi një funksionar perëndimor.
Operacioni do të përkrahej me mjaftë fuqi zjarri për "mbikëqyrjen dhe neutralizimin e kërcënimeve", me qëllim të hapjes së sërishme të hapësirës ajrore ukrainase për fluturime komerciale. Anijet patrulluese do të dërgoheshin në Detin e Zi për mbikëqyrje të kërcënimeve eventuale ruse ndaj rutave tregtare detare.
Plani është mjaftë më i vogël se kërkesa e presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, i cili kërkoi 200.000 ushtarë si kusht për nënshkrimin e marrëveshjes paqesore. por, duke marrë parasysh kundërshtimin e Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë për dërgimin e trupave tokësorë, mundësitë e Evropës për sigurimin afatgjatë të Ukrainës janë kufizuar. bsh/
Foto: Arkiv