• Thursday, 09 April 2026

Papa: Mos heshtni përballë konflikteve botërore

Papa: Mos heshtni përballë konflikteve botërore

Vatikan, 5 prill 2026 (MIA) – Papa Leo XIV dje ju bëri thirrje besimtarëve të mos heshtin për përmasat e konflikteve në botë, por të punojnë për paqe. 

Papa deri më tani haptas e kritikonte luftën në Iran, duke thënë se lufta, padrejtësia dhe izolimi krijuan mosbesim dhe frikë te njerëzit dhe i ndërprenë lidhjet mes tyre. “Të mos lejojmë të mbetemi të paralizuar”, tha papa amerikan në meshën në natën më të shenjtë në kalendarin katolik kur, sipas Biblës, Jezusi u ngjall nga të vdekurit. 

Në predikimin e tij drejtuar mijëra besimtarëve në bazilikën “Shën Pjetri”, papa u bëri thirrje katolikëve të ndjekin shembullin e shenjtorëve që luftuan për drejtësi, në mënyrë që "dhuratat e Pashkëve të harmonisë dhe paqes të rriten dhe të lulëzojnë kudo".

Leo XIV, i cili zakonisht me kujdes i zgjedh fjalët e tij, nuk i kurseu kritikat për luftën në Iran gjatë javëve të fundit. Javën e kaluar, ai deklaroi se “Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë gjak në duart e tyre". Disa ditë më vonë, ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë presidentit amerikan, Donald Tramp, duke i kërkuar atij të gjejë "rrugëdalje" për t'i dhënë fund luftës.

Papa i përfundoi festimet e tij të Pashkëve sot në mëngjes me meshë në sheshin “Shën Pjetri”, ku do të dërgojë bekim dhe porosi të veçantë. fc/

Foto: EPA