Hegset: Irani ose do ta dorëzojë uraniumin, ose SHBA-ja do ta marrë me forcë
- Ministri amerikan i Luftës, Pit Hegset, sot lëshoi një paralajmërim ultimativ ndaj Teheranit, duke theksuar se SHBA-ja është gatshme të marrë me forcë uraniumin e pasuruar iranian nëse nuk dorëzohet vullnetarisht, duke theksuar se pas 38 ditësh operacioned ushtarake, fati i Iranit tani është në duart e Uashingtonit.
Uashington, 8 prill 2026 (MIA) - Ministri amerikan i Luftës, Pit Hegset, sot lëshoi një paralajmërim ultimativ ndaj Teheranit, duke theksuar se SHBA-ja është gatshme të marrë me forcë uraniumin e pasuruar iranian nëse nuk dorëzohet vullnetarisht, duke theksuar se pas 38 ditësh operacioned ushtarake, fati i Iranit tani është në duart e Uashingtonit.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Dan Kejn, Hegset konfirmoi se Ngushtica e Hormuzit është hapur sërish për qarkullim, pasi presidenti Donald Tramp e tërhoqi kërcënimin për sulme masive pas vendimit të Iranit për të ndërprerë bllokadën. Hegset theksoi se, megjithëse është shpallur armëpushim, ushtria amerikane mbetet në Lindjen e Mesme për të garantuar që Teherani do të respektojë detyrimet e marra.
Ai theksoi se Ngushtica e Hormuzit është hapur dhe se forcat amerikane do të mbeten në Lindjen e Mesme për të garantuar respektimin e armëpushimit, i cili, sipas tij, përbën vetëm një “pauzë” në konflikt.
Kejn theksoi se forcat amerikane kanë arritur objektivat ushtarake në Iran, duke përfshirë shkatërrimin e raketave balistike, dronëve, pjesëve të marinës dhe kompleksit ushtarak-industrial.
#Ne kemi goditur më shumë se 13.000 objektiva në Iran, përfshirë edhe 4,000 objektiva lëvizëse. Janë shkatërruar 80 për qind e sistemeve mbrojtëse iraniane, mbi 450 depot të raketave balistike dhe 800 depo për dronë. Armëpushimi është vetëm një pauzë, dhe forcat tona janë të gatshme të rifillojnë operacionet luftarake me të njëjtën saktësi në çdo moment nëse marrëveshja dështon, – deklaroi Kejn.
Hegset vlerësoi se SHBA-ja ka arritur një “fitore vendimtare ushtarake” dhe se programi raketor iranian është shkatërruar, duke pretenduar se presioni e ka detyruar Teheranin të kthehet në tryezën e negociatave. Ai theksoi se sulmet amerikane kanë përfshirë edhe objektiva strategjike energjetike, përfshirë Ishullin haark, kyç për eksportin e naftës iraniane.
Sipas tij, aftësia e Iranit për të prodhuar dhe eksportuar energji ishte nën kontrollin e SHBA-së dhe të presidentit Donald Tramp, i cili, siç tha, mund të shkatërronte shpejt ekonominë iraniane, por zgjodhi një qasje më të moderuar.
Sipas Hegset, Irani ka pësuar një “disfatë historike dhe poshtëruese” dhe nuk ka më kapacitet për të ndërtuar raketa ose dronë.
Ai gjithashtu u dërgoi një mesazh, siç tha ai, "të ashtuquajturve aleatë", duke theksuar se ata mund të shihnin "si duket fuqia e vërtetë ushtarake e SHBA-së.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit njoftoi se vendi ka arritur një "fitore historike" në atë që e quajti një "luftë të padrejtë dhe kriminale". Ata pretendojnë se "agresioni" i SHBA-së ka dështuar, megjithëse konfirmuan se po hynin në negociata me mosbesim të thellë ndaj Uashingtonit. ls/
Foto: EPA
.