• Thursday, 09 April 2026

Guteresh i dënoi sulmet izraelite në Liban pas rasteve të vdekjes të civilëve

Guteresh i dënoi sulmet izraelite në Liban pas rasteve të vdekjes të civilëve

Nju-Jork, 9 prill 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh i dënoi sulmet e mëdha ajrore të Izraelit në Liban, duke thënë se në to janë vrarë dhe lënduar qindra civilë, prëfshirë edhe fëmijë, dhe është dëmtuar infrastruktura civile, lajmëroi DPA.

Guteresh "në mënyrë të prerë i dënon sulmet masive", deklaroi zëdhënësi i tij, Stefan Duzharik, në kumtesën e publikuar dje.

"Sekretari i përgjithshëm e dënon ashpër humbjen e jetëve civile dhe është thellësisht i shqetësuar nga numri i rritur i civilëve", theksoi zëdhënësoi, transmetuar nga agjencia gjermane.

Edhe përkundër ndërprerjes së konfliktit në Iran, Izraeli filloi sulme të mëdha ndaj caqeve në Liban, përfshirë edhe në kryeqytetin Bejrut.

Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, vetëm dje janë vrarë së paku 182 persona.

Ushtria izraelite kumtoi se caqe të sulmeve ishin komandantë të Hezbollahut dhe infrastruktura ushtarake, përderisa autoritetet libaneze kumtuan se në meisn e viktimave ka pasur shumë civilë, transmeton DPA.

Për dallim nga Irani, SHBA-ja dhe Izraeli nuk konsiderojnë se Libani është përfshirë me armëpushimin e arritur dyjavor. Për këtë shkak Irani po mendon të tërhiqet nga armëpushimi, kumtoi agjencia iraniane e lajmeve Fars. ab/

Foto: МIА arkivi