• Thursday, 09 April 2026

Aragçi: SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim ose vazhdim të luftës përmes Izraelit

Aragçi: SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim ose vazhdim të luftës përmes Izraelit

Tehera, 9 prill 2026 (MIA) - Kushtet e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit janë shumë të qarta, dhe SHBA-ja duhet të zgjedhin nëse duan armëpushim apo jo, deklaroi shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi.

"Kushtet mes Iranit dhe SHBA-së janë të qarta. SHBA-ja duhet të zgjedhin, ose armëpushim, ose vazhdim të luftës përmes Izraelit. Nuk mund të kenë të dyja", shkroi sot Aragçi në profilin e tij në X.

Ai theksoi se e gjithë bota po sheh masakrat në Liban.

"Topi është në fushën e Amerikës, ndërsa bota po vëzhgon nëse do t’i mbajnë angazhimet e tyre", tha Aragçi.

Më herët, Irani shpalli një "fitore historike dhe shkatërruese" ndaj SHBA-së dhe Izraelit pas 40 ditësh luftë, duke thënë se Uashingtoni ishte i detyruar të pranonte propozimin iranian, i cili përfshinte armëpushim, heqjen e sanksioneve dhe tërheqjen e forcave luftarake amerikane nga rajoni.

Edhe pse ka armëpushim, forcat izraelite nisën sulme të ashpra mbi Libanin, duke goditur 100 objektiva brenda 10 minutave. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s