Tramp: SHBA-ja dhe Irani mund ta sigurojnë së bashku Ngushticën e Hormuzit
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja mund të bashkëpunojë me Iranin për të siguruar trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Uashington, 8 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja mund të bashkëpunojë me Iranin për të siguruar trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
"Po e shqyrtojmë mundësinë e realizimit të kësaj si një projekt i përbashkët - deklaroi Trampi për Ej-Bi-Si Njuz duke shtuar se kjo është një mënyrë për të siguruar kalimin "edhe nga kërcënime të tjera", pa dhënë detaje të mëtejshme.
SHBA-ja dhe Irani gjatë natës arritën narmëpushim dyjavor, me Teheranin që ra dakord të hapte përkohësisht Ngushticën e Hormuzit nën kushte të caktuara.
Irani vazhdon të mbajë kontrollin e trafikut detar përmes këtij kalimi të rëndësishëm për tregtinë globale të naftës dhe gazit.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, tha se kalimi i sigurt do të ishte i mundur brenda dy javësh, në koordinim me forcat e armatosura dhe "duke marrë parasysh kufizimet teknike".
Ndërkohë, shërbimi i ndjekjes së anijeve "MarineTraffic" raportoi se trafiku përmes Ngushticës së Hormuzit po rritet përsëri. ls/
Foto: Arkiv