• Thursday, 09 April 2026

Tramp: Marrëveshja me Iranin nuk e përfshin Libanin, ai një konflikt i veçantë

Tramp: Marrëveshja me Iranin nuk e përfshin Libanin, ai një konflikt i veçantë

Uashington, 8 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp për televizonin Pi-Bi-Es deklaroi se marrëveshja e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit nuk vlen për operacionet ushtarake izraelite në Liban. Për shkak të Hezbollahut, Libani “nuk është i përfshirë në marrëveshje”, tha Tramp, duke theksuar se ai është një “konflikt i veçantë”.

Ndërkohë, Izraeli sor kreu bombardimet më të rënda ndaj Libanit që nga fillimi i luftës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, e kanë humbur jetën 112 persona, ndërsa 722 janë të plagosur. Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë banimi në lagjen Talet al-Hajat të Bejrutit, ndërsa forcat izraelite konfirmuan se në shënjestër ishte një lider i lartë i Hezbollahut.

Ndryshe nga deklarata e Trampit, kryetari i parlamentit libanez, Nabih Beri, tha se marrëveshja e armëpushimit mbulon edhe përplasjet në Liban. Ai akuzoi Izraelin për shkelje të armëpushimit të rënë dakord dhe i kërkoi Pakistanit, si ndërmjetës kryesor, të ushtrojë presion mbi Uashingtonin.

Kryeministri libanez, Navaf Salam, tha se vetëm shteti libanez mund të negociojë për vendin dhe se ata po mobilizojnë përpjekjet për të dalë nga kriza në të cilën janë përfshirë kundër vullnetit të tyre. ls/

Foto: Arkiv