• Thursday, 04 July 2024

Një vullkan në Kamçatka të Rusisë hodhi hi në lartësi prej pesë kilometrave

Një vullkan në Kamçatka të Rusisë hodhi hi në lartësi prej pesë kilometrave

Moskë, 26 qershor 2024 (MIA) - Vullkani Karimski në Kamçatka në Lindjen e Largët ruse sot hodhi hi në lartësi deri pesë kilometra, ndërsa hiri mund të mbulojë vendbanime, njoftoi Ministria për Situata të Jashtëzakonshme të Rusisë. 

Në kumtesë bëhet e ditur se hiri përhapet në drejtim të vendbanimeve në veriperëndim dhe se është rrezikuar rezervati natyror Kronotski.

Nga Ministria theksojnë se sipas gjitha gjasave deri më 28 qershor vullkani do të vazhdojë të hedhë hi që do të bie mbi vendbanimet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s