• Saturday, 06 July 2024

Disa pjesë të Greqisë sot pritet të kaplohen nga një stuhi e fuqishme

Disa pjesë të Greqisë sot pritet të kaplohen nga një stuhi e fuqishme

Athinë, 4 korrik 2024 (MIA) - Reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe mot i lig i shoqëruar me frekuentim të shtuar të vetëtimave dhe breshrit, priten gjatë ditës së sotme në disa rajone të Greqisë, ndërsa nga numri 112 për raste urgjente, dje, në pjesën veriore të vendit ishte dërguar porosi paralajmëruese, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Porosi paralajmëruese për dukuri intensive të motit (breshër, vetëtima, mot i lig) nga orët e hershme të mëngjesit deri në mesditën e 4 korrikut 2024. Kufizoni lëvizjet tuaja gjatë dukurive dhe ndiqni udhëzimet e kompetentëve", ishte porosia e dërguar drejt të gjithë atyre që ndodhen në Selanik, Halkidiki, Katerini, Kavalla dhe të tjera.

Ministri për kriza klimatike dhe mbrojtje civile i Greqisë, Vasilis Kikiljas tha se komisioni për vlerësim të rreziqeve pas takimit të mbajtur të jashtëzakonshëm dje në mëngjes, ka informuar për dukuri të rrezikshme të motit me stuhi të fuqishme dhe vetëtima shumë intensive në disa rajone të Greqisë, ndërsa sipas parashikimeve, probleme më të mëdha do të ketë në Halkidiki, në Selanik, Seres, Kavallë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa prej mesditës deri në orët e mbrëmjes moti i lig do të zgjerohet drejt Greqisë qendrore, Athinës dhe disa pjesë të Peloponezit.

"Për motin e lig, nevojitet kujdes i madh lidhur me vetëtimat në breg dhe nëd et", tha Kikiljas, duke shtuar se banorët dhe vizitorët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm edhe me stuhitë detare. ab/

Foto: МIА arkivi