• Thursday, 04 July 2024

Uragani Beril goditi Xhamajkën dhe i dobësuar u drejtua për në Meksikë

Uragani Beril goditi Xhamajkën dhe i dobësuar u drejtua për në Meksikë

 Xhorxhtaun, 4 korrik 2024 (MIA) - Uragani i fuqishëm Beril goditi Xhamajkën me erëra të forta dhe shi, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke shkulur pemë në ishullin e Karaibeve.

 Beril, aktualisht uragan i kategorisë 4 me erëra deri në 215 kilometra në orë, goditi bregun jugor të ishullit.

 Fotografitë në mediat sociale tregojnë rrugë të përmbytura dhe çati të dëmtuara.

 Si-En-En raporton se një grua ka humbur jetën në Xhamajkë pasi druri ra në shtëpinë e saj. 

 Nga uragani humbën jetën të paktën tetë njerëz përpara se të zbriste në Xhamajkë, tre në Venezuelë, tre në Grenadë dhe një në Shën Vinsent dhe Grenadini.

 Pasi goditi Xhamajkën, Beril u dobësua dhe u drejtua për në Meksikë. qa