• Saturday, 06 July 2024

Mbi 50 viktima në vërshimet në pjesën verilindore të Indisë

Mbi 50 viktima në vërshimet në pjesën verilindore të Indisë

Nju-Delhi, 4 korrik 2024 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme monsunike të shiut shkaktuan vërshime të mëdha, rrëshqitje të dheut dhe rrënim të shtëpive në Indinë verilindore, të cilat goditën pothuajse 1,5 milion njerëz.

Siç transmetoi DPA, duke iu referuar autoriteteve lokale për menaxhim me katastrofa, deri më tani jetën e kanë humbur mbi 50 persona.

Në Asam, shtetin më të madh në rajon, janë paraqitur 46 raste të vdekjes prej fillimit të sezonit të monsuneve në qershor, ndërsa 1,2 milion njerëz janë goditur nga ngjarje lidhur me reshjet.

Mbi 25.000 njerëz jetojnë në strehimroe të përkohshme në shkolla, stadiume dhe objekte të tjera qeveritare, pasi që fshatrat e tyre u vërshuan. Ata i humbën kafshët në ferma, ndërsa të korrat e tyre u dëmtuan.

Shërbimi meteorologjik parasheh reshje tër eja në rajon në dy ditët e ardhshme.

Sezoni i monsuneve në indi zgjatë prej qershorit deri në shtator dhe është i mirë për nujqit të cilët varen nga reshjet për t'i ujitur të mbjellat. Por, sezoni shkakton edhe raste të vdekjes dhe shaktërrime. ab/

Foto: ЕPА