• Friday, 05 July 2024

Si: Kina dhe Rusia duhet të mbajnë miqësi në situatë të vështirë globale

Si: Kina dhe Rusia duhet të mbajnë miqësi në situatë të vështirë globale

Astanë, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidenti kinez, Si Xhinping u bëri thirrje Kinës dhe Rusisë të vazhdojnë me harmonizim të strategjive zhvillimore dhje koordinimit strategjik ndërkombëtar dhe të mbeten të përkushtuara në marrëdhëniet miqësore në këtë situatë të vështirë në botë.

Në takimin me presidentin rus, Vlladimir Putin para takimit të 24-t të Këshillit të shefave të shteteve të Organizatës së Shangait për bashkëpunim (OSHB) në Astanë, Si theksoi se Putin ka realizuar vizitë të suksesshme shtetërore në Kinë, gjatë muajit maj, duke thënë se të dy palët punojnë së bashku për planet dhe aranzmanet për zhvillim të ardhshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Ai u bëri thirrje Kinës dhe Rusisë vazhdimisht ta ruajnë vlerën unikale të  marrëdhënieve dhe ta hulumtojnë "forcën e brendshme shtytëse të bashkëpunimit bilateral", si dhe t'i mbrojnë të drejtat dhe interesat legjitime, si dhe normat themelore të marrëdhpnieve ndërkombëtare, transmeton Ksinhua.

"Kina e mbështetë Rusinë në përmbushjen e obligimeve të saja si kryesuese me BRIKS-in, bashkimin e jugut global, parandalimin e luftës së re të ftohtë dhe kundërshtimin e sanksioneve të njëanshme jolegale dhe hegjemonisë. Kina dhe Rusia duhet të vazhdojnë ta përforcojnë koordinimin gjithpërfshirës strategjik, ta kundërshtojnë përzierjen e jashtme dhe bashkarisht ta ruajnë paqen dhe stabilitetin rajonal", tha presidenti kinez.

Putin vlerësoi se marrëdhëniet ruso-kineze për momentin janë në nivelin më të lartë të historisë, "në bazë të njejtë dhe për dobi të ndërsjelltë", dhe se interaksioni ruso-kinez është "një prej faktorëve kryesor për stabilizim të skenës ndërkombëtare".

Putin shtoi se Rusia e mbështetë Kinën në mbrojtjen e interesave të saja thelbësore dhe të drejtave legjitime dhe e kundërshton përzierjen e jashtme në punët e brendshme të vendit, posaçërisht në Detin jugor kinez.

Dy shefat e shteteve këmbyen mendime edhe për çështje ndërkombëtare dhe rajonale të interesit të ndërsjelltë.

Si theksoi se Kina "çdoherë qëndron në anën e vërtetë të historisë, i përmbahet promovimit të negociatave paqësore dhe është e gatshme të vazhdojë të bëjë përpjekje pozitive për zgjidhje politike të krizës ukrainase dhe vatrave të tjera rajonale". ab/

Foto: ЕPА