• Thursday, 20 February 2025

Në Kuvend do të mblidhet Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Në Kuvend do të mblidhet Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajë mbledhje Komisioni për çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë.

Anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, në lexim të dytë.

Siç qëndron në sqarimin e publikuar në ueb-faqen e kuvendit, qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është të mundësojë qasje më efektive dhe juridikisht të unifikuar për tërheqjen e investimeve të huaja në zonat zhvillimore teknologjike industriale, si dhe harmonizimin e rregulloreve në fushën e zonave me qëllim të arritjes së konsistencës në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, siç theksohet në sqarimin, specifikohen dispozitat e Ligjit për  zonat zhvillimore teknologjike industriale në pjesën e kushteve për shfrytëzimin e objekteve për investim në zonat zhvillimore teknologjike industriale dhe kushtet e veçanta për kryerjen e veprimtarive në zonat zhvillimore teknologjike industriale për shkak të nevojës për të përcaktuar mundësitë për zhvendosjen e ndërmarrjeve në zonat teknologjike industriale dhe të rregulluara për zhvillimin ekonomik evropian, në kushte më të zakonshme të zhvillimit ekonomik evropian.

"Propozohet ndryshim në pjesën e procedurës për vendosjen e të drejtës së servitutit në tokën ndërtimore brenda zonës dhe plotësimin e ligjit duke vendosur procedurën për vendosjen e të drejtës së servitutit të paluajtshëm në tokën ndërtimore brenda zonave të ofruesve të shërbimeve me interes publik. E gjithë kjo për arsye se me dispozitat e përcaktuara më parë në Ligjin për ZZHTI në seksionin e procedurave zyrtare, Drejtoria për ZZHTI nuk ka mundur të kryejë procedurën e përmendur në përputhje me Ligjin për Tokën Ndërtimore për shkak të mungesës së softuerit të nevojshëm të vendosur në Ligjin për Tokën Ndërtimore dhe vështirësive për
bashkimin e DZZHTI me atë ekzistues. Ndryshimet dhe plotësimet në këtë pjesë të ligjit do të paraqesin përcaktimin e procedurës për vendosjen e të drejtës së servitutit në tokën ndërtimore brenda zonës në Ligjin për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike", thuhet në sqarimin për Propozim-Ligjin. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s