• Friday, 21 February 2025

Prokuroria dhe policia të tregojnë pse nuk e kanë ftuar Ahmetin i cili e di saktë ku është Grubi, thotë Mexhiti

Prokuroria dhe policia të tregojnë pse nuk e kanë ftuar Ahmetin i cili e di saktë ku është Grubi, thotë Mexhiti

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në pyetjen e gazetarëve pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nuk është ftuar në Prokurori dhe në polici nëse është i sigurt se ai është në komunikim të përditshëm me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili është në arrati, tha se adresa për atë pyetje janë dy institucione të përmendura. 

“Kjo nuk është puna ime, ajo është punë e Prokurorisë dhe e Policisë, por unë i njoh nga afër, shoh se si funksionojnë dhe shoh se ende janë nën ndikim të tij”, tha Mexhiti. 

Në pyetjen e gazetarëve nëse si Qeveri kanë informacione nga MPB nëse është gjetur lokacioni i Grubit dhe nëse duke pasur parasysh se ka deklaruar se Grubi është në komunikim me krerë të lartë të BDI-së vlerëson se Prokuroria në bazë të zërave duhet t’i thirr në bisedë”, Mexhiti përsëri foli për Ahmetin. 

“Pyeteni zotëri Ahmetin ai saktë e di se ku ndodhet, ashtu deklaroi publikisht”, tha Mexhiti në pyetjen e gazetarëve para paraqitjes në ngjarjen përfundimtare të projektit "Ndërtimi i kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”. fc/

Fotografia: Printskrin