• Friday, 21 February 2025

Takim i delegacionit të Bordit ekzekutiv të Këshillit të ambasadorëve me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Takim i delegacionit të Bordit ekzekutiv të Këshillit të ambasadorëve me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Delegacioni i  Bordit ekzekutiv të Këshillit të ambasadorëve sot kishte takim me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.

Takimi, siç njoftoi Këshilli i ambasadorëve, "është mbajtur në atmosferë miqësore, me diskutime produktive në tema me interes të përbashkët për dy palët, para se gjithash vazhdim me fokusin dhe tempin e përforcuar të zbatimit të axhendës reformuese dhe zhbllokimin e e procesit intergues të vendit në BE".

"Me besim të plotë në kapacitetet e vendit për progres të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, ambasadori Rokas shprehu bindjen se duke kapërcyer pengesën e fundit në këtë rrugë shumëdekadashe, gjegjësisht me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut do të mund të përshpejtojë dinamikën e anëtarësimit në Union. Ambasadori Rokas theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të përfitojë nga momenti ekzistues, kur zgjerimi i Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor gëzon mbështetje të lartë në vendet anëtare. Maqedonia e Veriut është shumë e respektuar në Bruksel, ndër të tjera për shkak të harmonizimit të politikave në punët e jashtme dhe të mbrojtjes, dhe mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e tyre të plotë. Rokas beson se Këshilli i ambasadorëve me përvojën e tij të pasur diplomatike mund të japë një kontribut të madh në këto procese", thuhet në komunikatë.

Delegacioni i Këshillit të ambasadorëve e ka theksuar përcaktimin e saj të fuqishëm, si asociacion jopartiak dhe i pavarur, përmes bashkëpunimit të mëtejshëm të ngushtë me faktorët më të lartë të jashtëm politik në vend dhe me përfaqësues të BE-së të vazhdojë me mbështetjen pa rezervë të proceseve reformuese dhe realizimin e eurointegrimeve të vendit në Union. mb/

Foto: Këshilli i ambasadorëve