KSHPK-ja do të zgjedh zëvendëskryetarin, anëtarët do të veprojnë dhe për lëndët konkrete
- Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë seancën e 14-të ku duhet të zgjidhet zëvendëskryetari i Komisionit.
- Post By Fami Bajrami
- 08:23, 21 February, 2025

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot do të mbajë seancën e 14-të ku duhet të zgjidhet zëvendëskryetari i Komisionit.
Përbërja aktuale e KSHPK-së u zgjodh më 22 dhjetor të vitit 2023, ndërsa punën e saj e filloi pak më shumë se një vit më parë gjegjësisht me 2 shkurt të vitit 2024. Kryetarja e KSHPK-së është Tatjana Dimitrovska, ndërsa anëtarë të saj janë Zoran Bogoevski, Servet Demiri, Sofija Spasova Medarska, Cveta Ristovska, Besnik Xhemaili dhe Biljana Karakashova Shulev.
Në rend të ditës së seancës së 14-të janë gjithashtu lëndët konkrete, ndërsa si pikë e fundit janë pyetjet dhe propozimet. rq/
Foto: MIA