• Saturday, 22 February 2025

Siljanovska Davkova: Himni nuk duhet të ndërrohet

Siljanovska Davkova: Himni nuk duhet të ndërrohet

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova konsideron se himni i shtetit nuk duhet të ndërrohet dhe theksoi se, flamuri dhe stema në disa shtete janë të përshkruara në Kushtetutë. Por, paralajmëroi se gjithmonë kur fllojmë të bisedojmë për çështjet dhe simbolet etnik, nuk na mbetet kohë për përballje me dilemat e vërteta.

"Dilema ime është si vijon, se gjithmonë kur flasim për çështje të kërilla, çështje etnike, simbole, etj., me pasion të tillë e bëjmë që nuk na mbetet kohë për përballje me dilema të vërteta. Nëse sot flasim për ndryshime dramatike duhet ne të adaptohemi në ndryshime dramatike. Kam frikë se po hyjmë në konflikte të reja, ndërsa simbolet duhet të na bashkojnë, e jo të na përçajnë. Ky është qëndrimi im modest", tha presidentja e cila ishte për vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisëë.

Sipas saj, nuk ka nevojë për ndryshim të himnit.

Siljanovska Davkova theksoi edhe se flamuri dhe stema janë të përshkruara në Kushtetutë. 

"Për më tepër, përshkrimi i flamurit në shumicën e vendeve dhe në rajon është në Kushtetutë. Stema është përshkruar në Kushtetutë. Kur bëhet fjalë për stemën, së pari është e vërtetë se ajo ka simbole që tregojnë më shumë për gjeografinë sesa çdo gjë që mund të ketë qenë një shenjë gjatë historisë. Kam vetëm një dilemë për momentin e hapjes së çështjesetj, nuk e mohoj që gjatë historisë simboli i së tashmes ka qenë luani i kuq mbi një bazë të artë, nuk e mohoj, e kanë thënë në atë kohë në Parlament", tha presidentja.

Në pyetjen e gazetarëve për ngritjen e një Akademie të shqiptarëve, Siljanovska Davkova theksoi se akademitë nuk janë institucione etnike, por institucione shkencore, arsimore dhe artistike.

"Akademitë në mbarë botën janë shtëpia e jo vetëm njerëzve të atyre vendeve, por edhe njerëzve nga vende të tjera, ndërsa akademikët tanë janë anëtarë të akademive të tjera. Megjithatë, të paktën, akademia mund të jetë një institucion lokal. Kur them këtë, nuk e kam fjalën për maqedonasit në kuptimin etnik, e kam fjalën për më të zgjuarit, më të arsimuarit dhe nuk mendoj se ka nevojë, siç thoni ju, për një akademi të shqiptarëve, sepse kjo nuk është akademi e maqedonasve. Mbiemri maqedonas i referohet popullit, të gjithë qytetarëve", theksoi Siljanovska Davkova. mb/