"Vizer" nga 9 marsi më nuk do të fluturojë nga Shkupi deri në Budapest
- – Kompania ajrore hungareze me buxhet të ulët “Vizer” e heq linjën ajrore nga Shkupi deri në Budapest dhe nga 9 marsi i këtij viti më nuk do të fluturojë në këtë destinacion, ndërsa kohën e fundit nuk shet edhe bileta për këtë rutë.
- Post By Fitore Curri
- 13:01, 20 February, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) – Kompania ajrore hungareze me buxhet të ulët “Vizer” e heq linjën ajrore nga Shkupi deri në Budapest dhe nga 9 marsi i këtij viti më nuk do të fluturojë në këtë destinacion, ndërsa kohën e fundit nuk shet edhe bileta për këtë rutë.
Nga “Vizer” për MIA-n e konfirmuan informacionin dhe deklaruan se në vazhdimësi i ndjekin performancat e rutave të tyre që të mundësojnë që destinacionet më të famshme të kenë çmime më të ulëta të mundshme.
“Siç është praktikë e zakonshme, ‘Vizer’ optimizon rrjetin e saj bazuar në rezultatet e këtyre kontrolleve. Me një përkushtim të fortë për ruajtjen e kapaciteteve në Maqedoninë e Veriut dhe Evropën Qendrore Lindore, ‘Vizer’vazhdon të përmirësojë shërbimet e saj dhe të eksplorojë mundësi të reja rritjeje në rajon. Të gjithë udhëtarët e prekur janë njoftuar për ndryshimet dhe janë ofruar opsione alternative të udhëtimit, si dhe opsione për rikthim të plotë në formën e pagesës origjinale ose kredisë për vizë”, theksuan nga kompania për MIA-n.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për MIA-n theksuan se linja Shkup – Budapest asnjëherë nuk ishte mjet i mbështetjes financiare, gjegjësisht për atë linjë Ministria nuk ka paguar mjete.
“Politika e Ministrisë së Transportit është zhvillimi i komunikacionit ajror dhe në atë drejtim me konceptin e ri të cilin e promovojmë për vetëm gjashtë muaj arritëm të sigurojmë dhjetë linja të reja. Presim që përmes këtyre politikave në mënyrë shtesë ta zhvillojmë komunikacionin ajror, të sigurojmë shërbime cilësore dhe ta promovojmë Maqedoninë si destinacion atraktiv për turistët”, theksuan nga Ministria për MIA-n.
Pas vendosjes së mënyrës së re për subvencionimin e linjave ajrore nga ana e Qeverisë, “Vizer” mori subvencione për fluturime nga Shkupi drejt Lionit, Barcelonës dhe Shtutgartit. Për këto destinacione fluturimet fillojnë nga 30 qershori, ndërsa “Vizer” tashmë shet bileta. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s