• Friday, 21 February 2025

Nga fillimi i muajit janë lëshuar 18.132 urdhërpagesa për kundërvajtje në komunikacion

Nga fillimi i muajit janë lëshuar 18.132 urdhërpagesa për kundërvajtje në komunikacion

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA)- Që nga fillimi i muajit, apo me ditën e djeshme (20 shkurt), nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e Punëve të brendshme pranë BSP të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhërpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete. 

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes  – 6.056, më tej, parkimin e parregullt - 4.213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit – 1.510.

Përndryshe, në kuadër të aktiviteteve të djeshme të nëpunësve policorë në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme të komunikacionit në mbarë rrugët e vendit, sipas treguesve statistikorë u lëshuan 864 urdhërpagesa. Në atë rast në bazë të mosrespektimit të shpejtësisë së lëvizjes dhe parkimit të parregullt janë evidentuar – 273, gjegjësisht 270 kundërvajtje. 

Gjithashtu, në bazë të drejtimit të makinës pa leje drejtimi dje u hetuan 58 kundërvajtje, më tej, vijojnë 33 raste të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe 28 raste të bisedës në celular gjatë drejtimit të automjetit. 

Krahas kësaj janë evidentuar 14 shkelje te këmbësorët, shtatë persona kanë drejtuar automjetin me nivel të palejueshëm të alkoolit në gjak, dhe tre kalime në semaforin e kuq. Në 21 raste, në pajtim me Ligjin për automjete, nga komunikacioni janë mënjanuar automjetet  e paregjistruara.  

Foto: arkivi i MIA-s