Në Korçë mbahet takimi i katërt i Komitetit të Përbashkët për Programin IPA CBC Shqipëri - Maqedoni
- Në Korçë sot Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës ka mbajtur takimin e 4-t të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit për Programin IPA CBC 2021–2027 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
- Post By Melahat Baftija
- 12:51, 25 March, 2026
Dibër, 25 mars 2026 (MIA) - Në Korçë sot Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës ka mbajtur takimin e 4-t të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit për Programin IPA CBC 2021–2027 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet partnere, Delegacioni i BE-së dhe aktorë kyç të bashkëpunimit ndërkufitar.
"Është diskutuar ecuria e programit, u prezantua dhe u miratua Raporti Vjetor i Zbatimit (AIR) për vitin 2025 dhe Plani Vjetor i Punës (AWP) për zhvillimin e aktiviteteve të reja përgjatë 2026, si dhe u hodhën hapat e parë për përgatitjen e konceptit të thirrjes së dytë për projektpropozime", njoftoi Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e Shqipërisë.
Ky takim shërben si një moment i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke çuar përpara nisma që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit ndërkufitar, zbut impaktin e disbalancës socio-ekonomike, si dhe kontribuon në marrëdhënien e fqinjësisë së mirë.
Gjithashtu takimi krijoi mundësi për projekte që sjellin zhvillim si dhe mbështetje për një të ardhme më të qëndrueshme.
Foto: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës