Në Gostivar ngjarje konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale
- Ngjarja e tretë kosultative për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale do të mbahet sot në Qendrën për Resurse Rinore (Zouth and Communitz Center) në Gostivar.
- Post By Fami Bajrami
- 07:47, 3 February, 2025
Gostivar, 3 shkurt 2025 (MIA) - Ngjarja e tretë kosultative për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale do të mbahet sot në Qendrën për Resurse Rinore (Zouth and Communitz Center) në Gostivar.
Ngjarjen do ta hapë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jenë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në këtë proces, prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti.
Në ngjarjen, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të marrë pjesë u.d. kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetarë të komunave nga rajoni planor i Pollogut, përfaqësues nga UNDP-ja, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Para fillimit zyrtar të aktivitetit, janë paraparë deklarata për media.
Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, me mbështetjen e projektit "Forcimi i këshillave komunal", financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP, në bashkëpunim me institucione të tjera kombëtare dhe ELS.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të mundësojë përfshirjen aktive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare në procesin e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, me çka sigurohet transparencë dhe gjithëpërfshirje më e madhe. rq/
Foto: arkivi i MIA-s