Mucunski - Saar: Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor
- Thellimi i marërdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor, kanë qenë temat në bisedën e sotme telefonike të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit Izraelit, Gideon Saar.
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Thellimi i marërdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor, kanë qenë temat në bisedën e sotme telefonike të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit Izraelit, Gideon Saar.
Dy ministrat, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kanë diskutuar për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushat si arsimi, shëndetësia, bujqësia,m startap ekosistemet, teknologjia dhe kultura.
Gjatë bisedës, ministrat shkëmbyen mendime për situatën aktuale rajonale dhe globale, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Ministri Mucunski, siç thuhet në kumtesë, e shfrytëzoi bisedën për të uruar Saar për zgjedhjen e tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Ai theksoi se udhëheqja e tij vjen në një kohë sfiduese për Izraelin.
Mucunski përshëndeti gjithashtu marrëveshjen e fundit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza, duke e theksuar atë si një hap të rëndësishëm humanitar përpara dhe një mundësi për të vendosur paqen e qëndrueshme në të gjithë rajonin.
Ministri Mucunski e informoi bashkëbiseduesin për shënimin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit dhe respektit për komunitetin hebre dhe trashëgiminë e tij në vendin tonë.
Të dy ministrat ranë dakord për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në interes të të dy vendeve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. mb/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme