• Sunday, 23 June 2024

Ministri tunizian i Çështjeve Fetare shkarkohet për shkak të besimtarëve tunizianë që ishin viktima të vapës gjatë pelegrinazhit në Mekë

Ministri tunizian i Çështjeve Fetare shkarkohet për shkak të besimtarëve tunizianë që ishin viktima të vapës gjatë pelegrinazhit në Mekë

Tuniz, 22 qershor 2024 (MIA) - Presidenti tunizian Kais Saed shkarkoi ministrin e Çështjeve Fetare, Ibrahim Shaibi, pasi u zbulua se 49 besimtarë tunizianë vdiqën gjatë pelegrinazhit të sivjetshëm në Arabinë Saudite, njoftoi DPA.

Saed e mori vendimin pasi Ibrahim Shaibi konfirmoi 49 vdekje në mesin e pelegrinëve tunizianë, shumica prej tyre për shkak të temperaturave të larta. Shaibi tha se 44 nga viktimat tuniziane mbërritën në Arabinë Saudite me viza turistike dhe nuk ishin të regjistruar për të marrë pjesë në pelegrinazh. Ministri pranoi se mund të ketë qenë i pakujdesshëm në mbikëqyrjen që duhej të bëhej ndaj pelegrinëve.

Të martën, ditën e fundit të pelegrinazhit në Mekë, temperatura në zonën e shenjtë saudite ka kaluar 50 gradë Celsius.

Qeveritë e disa vendeve arabe njoftuan se shumë prej besimtarëve që humbën jetën në Arabinë Saudite nuk ishin të regjistruar dhe kishin mbërritur atje me viza turistike.

Këtë vit në haxh ishin rreth 1,8 milionë myslimanë. sa/