• Monday, 24 June 2024

Galant: Izraeli i gatshëm për "çdo aksion që mund të jetë i nevojshëm në Gazë, Liban dhe zona të tjera"

Galant: Izraeli i gatshëm për

 Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Izraeli është i gatshëm për "çdo aksion që mund të jetë i nevojshëm në Gazë, Liban dhe zona të tjera", tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galan në prag të vizitës në SHBA.

 "SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm dhe qendror. Lidhjet tona janë vendimtare dhe ndoshta më të rëndësishme tani se kurrë", tha Galanti mes tensioneve me administratën e presidentit amerikan Xho Bajden.

 Galanti udhëton për në SHBA me ftesë të kolegut të tij amerikan Lojd Ostin. Ai do të diskutojë për situatën në Gazë dhe tensionet në kufirin verior të Izraelit me Libanin në Uashington me shefin e diplomacisë amerikane, Antoni Blinken.

 Foto: EPA