• Tuesday, 02 July 2024

Shpëtohen 77 refugjatë dhe emigrantë në pjesën e detit midis dy ishujve grekë

Shpëtohen 77 refugjatë dhe emigrantë në pjesën e detit midis dy ishujve grekë

Athinë, 24 qershor 2024 (MIA) - Në aksionin e shërbimit bregdetar të Greqisë në pjesën e detit midis dy ishujve grekë, Amorgos dhe Astipalea, gjatë natës janë shpëtuar 77 refugjatë dhe emigrantë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në aksionin e shpëtimit pak pas orës një pas mesnate, kanë marrë pjesë tre anije patrulluese dhe shërbimi bregdetar, katër anije që ishin në afërsi, si dhe dy varka private,  ndërsa të gjithë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë dhe janë transportuar në ishulllin Naksos. rq/bsh/