• Wednesday, 03 July 2024

Blinken: Në Liban mund të shpërthejë luftë edhe pse atë askush nuk e dëshiron

Blinken: Në Liban mund të shpërthejë luftë edhe pse atë askush nuk e dëshiron

Uashington, 2 korrik 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken paralajmëroi se mund të shpërthejë luftë në Liban, edhe pse asnjëra palë nuk e dëshiron këtë.

Në një intervistë për Institutin Brukings në Uashington, Blinken tha se Izraeli "në mënyrë efektive e ka humbur sovranitetin mbi kuadrantin verior të shtetit të tij sepse njerëzit nuk ndjehen të sigurt dhe nuk kthehen në shtëpitë e tyre".

Ai e përsëriti besimin e tij se Izraeli nuk dëshiron luftë në Liban, por e pranoi se ndoshta është shumë i gatshëm të përfshihet në një luftë të tillë nëse beson se është e domosdoshme t'i mbrojë interesat e tij.

Blinken shtoi se as Hezbollahu libanez me të vërtetë nuk dëshiron luftë, se as Libani nuk do sepse do të jetë viktima kryesore dhe se Irani nuk dëshiron luftë sepse së pari do të shpëtonte Hezbollahun për skenarin ku u përplas drejtpëdrejtë me Izraelin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s