Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë në Kosovë
- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj fillon sot vizitën dyditore në Kosovë.
- Post By Sara Ademi
- 12:04, 23 June, 2024
![Presidenti i Shqipërisë Begaj për vizitë në Kosovë](https://mia.mk/images/20240623120404_big_730x400_58.webp )
Tiranë, 23 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj fillon sot vizitën dyditore në Kosovë.
Sipas kumtesës zyrtare, ai do të vizitojë tre komuna: Deçan, Junik dhe Drenas ku do të ketë takime me autoritetet lokale.
Gjatë kësaj vizite në tre komunat, presidenti Begaj do të nderojë, gjithashtu, ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës në vitin 1999.
Begaj ka realizuar disa vizita në Kosovë, e cila ishte destinacioni i tij i parë jashtë vendit pas zgjedhjeve në korrik të vitit 2022. sa/