• Tuesday, 02 July 2024

Konjufca nuk pret "asgjë me rëndësi" nga takimi i Kurtit me Vuçiqin në Bruksel: Kurfarë Asociacioni nuk është në rend dite në Kosovë

Konjufca nuk pret

Prishtinë, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se nuk pret asgjë me rëndësi dhe thelbësore nga tkaimi i kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që është caktuar për pasnesër, 26 qershor, në Bruksel, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nha Prishtina.

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Konjufca para gazetarëve deklaroi se nuk pret që Serbia ta zbatojë Marrëveshjen themelore nga Brukseli dhe se "kurfarë asociacioni" i komunave me popullatë shumicë serbe nuk është në rend dite në Kosovë.

"Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë Marrëveshjen Bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë", theksoi Konjufca.

Nikoqir i takimit të Kurtit dhe Vuçiqit të mërkurën në Bruksel, siç kumtoi BE-ja, do të jetë shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel.

Sipas kumtesës së sotme nga Qeveria e Kosovës, fokusi kryesor i këtij tkaimi do të jetë implementimi i marrëveshjes bazike të vitit të kalaur nga Brukseli dhe aneksi i saj nga Ohri, si dhe hapat e mëtutjeshëm në negociatat për nirmalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve. ab/