• Wednesday, 26 June 2024

Borel: Harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së e konsiderojmë si përkushtim për anëtarësim

Borel: Harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së e konsiderojmë si përkushtim për anëtarësim

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - BE-ja është e gatshme për integrim më të fuqishëm dhe mbështetje të partnerëve nga Ballkani Perëndimor, por pret që ata të rreshtohen pas Unionit në mbrojtje të rendit ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me Ukrainën dhe masat e marra kundër Rusisë për shkak të invazionit rus të vendit, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Jashtme (GAK) në Luksemburg.

"E konsiderojmë harmonizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë si një zgjedhje strategjike dhe angazhim për anëtarësim", theksoi Borel. 

Sipas tij, mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin nuk është në përputhje me angazhimin për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në BE.

Ai tha se në mbledhje është biseduar edhe për mbështetjen e Ukrainës, për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, për ndodhitë në Gjeorgji dhe bashkëpunimin me Rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës. qa/

Foto: Skrinshot