• Tuesday, 25 June 2024

Kurti dhe Vuçiqi konfirmojnë pjesëmarrjen të mërkurën në Bruksel

Kurti dhe Vuçiqi konfirmojnë pjesëmarrjen të mërkurën në Bruksel

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhosep Borel do të jetë nikoqir i takimit të nivelit të lartë si pjesë e dialogut Beograd-Prishtinë të mërkurën, më 26 korrik, ndërsa pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njofton Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak nga ora 15 do të ketë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin, pas së cilës do të vijojë takim trepalësh.

Në takimet do të diskutohet se çfarë është arritur deri më tani në dialog, si dhe për hapat e mëtejshëm. Është bërë e ditur se Zhosep Borel do të japë deklaratë për mediat para dhe pas takimeve. qa/