• Monday, 24 June 2024

Nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Gazë kanë humbur jetën gjithsej 315 ushtarë izraelitë

Nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Gazë kanë humbur jetën gjithsej 315 ushtarë izraelitë

 Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i konfliktit me Hamasin në Rripin e Gazës është rritur në 315, njoftuan sot mediat izraelite.

 Mes të vdekurve është edhe një polic i cili humbi jetën në misionin e shpëtimit, shkruan "Tajms of Izrael".

 Ndër viktimat e fundit është një ushtar izraelit 25-vjeçar, i cili humbi jetën  dje gjatë luftimeve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, bëri të ditur  ushtria izraelite.

 Foto: Arkivi i MIA-s