• Monday, 24 June 2024

Kryetari i qytetit izraelit Metule: Netanjahu dhe qeveria nuk na ndihmuan

Kryetari i qytetit izraelit Metule: Netanjahu dhe qeveria nuk na ndihmuan

Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i qytetit verior të Izraelit, Metule, David Azolai, tha se kryeministri Benjamin Netanjahu dhe qeveria e tij nuk e kanë ndihmuar qytetin e tij, i cili ndodhet afër kufirit me Libanin.

"Dje janë dëmtuar tre shtëpi dhe janë djegur të gjitha oborret në rrugë. Rreth 40 për qind e shtëpive private u dëmtuan dhe pothuajse 200 u dogjën në tetë muajt e kaluar. Qeveria izraelite është zhdukur dhe kryeministri ndoshta është i zënë me gjëra të tjera", tha Azolai për Radion Ushtarake.

Që nga 8 tetori, pas fillimit të luftës mes Hamasit palestinez dhe Izraelit, Hezbollahu libanez ka sulmuar pothuajse çdo ditë popullsinë izraelite dhe objektet ushtarake në kufijtë e dy vendeve me raketa, dronë dhe raketa antitank. sa/

Foto: EPA