• Wednesday, 26 June 2024

SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se ofensiva në Liban mund të shkaktoj luftë më të gjerë dhe ta përfshijë edhe Iranin

SHBA-ja ka paralajmëruar Izraelin se ofensiva në Liban mund të shkaktoj luftë më të gjerë dhe ta përfshijë edhe Iranin

Uashington, 24 qershor 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së armatës amerikane ka paralajmëruar se ofensiva e Izraelit në Liban kundër grupit militant Hezbollah i mbështetur nga Irani do të rrisë rrezikun e një konflikti më të gjerë në të cilin do të përfshihet dhe Irani.

Gjenerali Çarls K. Braun deklaroi se Irani "do të jetë më i prirur për t'i dhënë më shumë mbështetje Hezbollahut", duke shtuar se militantët kanë më shumë resurse prej Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu më herët deklaroi se "faza intensive" prej luftës kundër Hamasit në Gaza do të përfundojë "shumë shpejt" dhe shtoi se Izraeli ka të ngjarë të lëvizë trupat në kufirin me Libanin.

Lufta në Gazë dhe rreziku i një konflikti më të gjerë do të jenë në fokus të bisedimeve të sotme në Uashington midis ministrit izraelit të Mbrojtjes Joav Galant, sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken dhe sekretarit të mbrojtjes, Llojd Ostin.

"Ne jemi të përgatitur për çdo veprim që mund të kërkohet në Gaza, Libani dhe më shumë zona", tha Gallant në një kumtesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s