Janë shtyrë negociatat për pajtim mes Hamasit dhe Fatahut
- Negociatat për pajtim mes organiaztave palestineze Hamas dhe Fatah, mbajtja e të cilave ishte paralajmëruar për qershorin e këtij viti në Kinë janë shtyrë, ndërsa data e re ende nuk është caktuar, konfirmuan sot përfaqësues të atyre fraksioneve palestineze.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:23, 24 June, 2024
![Janë shtyrë negociatat për pajtim mes Hamasit dhe Fatahut](https://mia.mk/images/20240624162336_big_730x400_89.webp )
Gazë, 24 qershor 2024 (MIA) - Negociatat për pajtim mes organiaztave palestineze Hamas dhe Fatah, mbajtja e të cilave ishte paralajmëruar për qershorin e këtij viti në Kinë janë shtyrë, ndërsa data e re ende nuk është caktuar, konfirmuan sot përfaqësues të atyre fraksioneve palestineze.
Funksionari i lartë i Hamasit, Basem Naim, i cili mori pjesë në takimin e kaluar, për mediumet perëndimore deklaroi se takimi është shtyrë dhe ende nuk është caktuar datë e re, duke e akuzuar Fatahun për shtyrjen.
Tre funksionarë të Fatahut e konfirmuan shtyrjen e takimit në qershor, duke cekur se lëvizja e tyre do të lëshojë kumtesë lidhur me atë çështje. ab/
Foto: МIА arkivi