Ministri Toshkovski për vizitë të Sektorit për Kundërvajtje që do të jetë pjesë e sistemit ,,Qyteti i sigurt’’
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot e vizitoi Departamentin për Kundërvajtje të MPB-së i cili i përpunon dhe i realizon të gjitha fletëparaqitjet për kundërvajtje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot e vizitoi Departamentin për Kundërvajtje të MPB-së i cili i përpunon dhe i realizon të gjitha fletëparaqitjet për kundërvajtje të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihet me punën aktuale të departamentit dhe me vështirësitë dhe problemet konkrete me të cilat përballen në departament, me qëllim të avancimit të proceseve dhe të efikastitetit të tyre.
"Përmirësimi i efikasitetit të të gjitha proceseve në Ministri është njëra nga prioritetet tona kryesore me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve një institucion i cili kujdeset për për sigurinë e tyre dhe ofron shërbime të shpejta dhe efikase në të gjitha segmentet e punës. Në periudhën vijuese planifikojmë përmes riorganizimit cilësor të Departamentit për Kundërvajtje të avancojmë kapacitetin e tij për t’iu përgjigjur edhe nevojave të projektit „Qyteti i sigurt“, theksoi ministri Toshkovski.
Ky projekt do të jetë një epokë e re, një faqe e re në avancimin e sigurisë së komunikacionit, ndërsa Departamenti për Kundërvajtje do të jetë pjesë përbërëse e mbarë sistemit. qa/
Foto: MPB