Paga mesatare neto në dhjetor 43.587 denarë
- Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 43.587 denarë dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023 është më e lartë për 9,0 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 43.587 denarë dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023 është më e lartë për 9,0 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe guroret (12.0%).
Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (13.4%), Shërbime administrative dhe mbështetëse, Ndërtimtaria (7.0%) dhe Veprimtaritë financiare dhe sigurimit (5.6%).
Paga mesatare mujore bruto në dhjetor të vitit 2024 arrin 65. 582 denarë. qa/
Foto: MIA