Mexhiti: Nëntë milionë denarë për rrjet të ri ujësjellësi dhe kanalizimi në rrugën "Nexhat Agolli" në Seravë
- - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën "Nexhat Agolli", në Komunën e Çairit, informojnë nga MMJPH.
- Post By Fitore Curri
- 13:11, 21 February, 2025

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën "Nexhat Agolli", në Komunën e Çairit, informojnë nga MMJPH.
Mexhiti theksoi se vlera e përgjithshme e projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbi 9 milionë denarë dhe është një projekt shumë thelbësor për banorët e rrugës Nexhat Agolli.
“Ky projekt do të lidhë rreth 50 amvisëri në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe me përfundimin e tij për dy muaj, banorët do të kenë edhe një rrugë të asfaltuar plotësisht me vlerë të përgjithshme prej 2,8 milionë euro", deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se me këtë projekt fillon realizimi i një sërë projektesh infrastrukturore në komunën e Çairit, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Si Ministri dhe si Qeveri, shtoi Mexhiti, investojnë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve që u dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta. fc/
Fotografia: MMJPH