Simpozium për mjekësi estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare
- Në Shkup sot do të mbahet Simpoziumi i 6-të për mjekësi estetike, në të cilin është paralajmëruar edhe pjesëmarrje ndërkombëtare.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:35, 22 February, 2025

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet Simpoziumi i 6-të për mjekësi estetike, në të cilin është paralajmëruar edhe pjesëmarrje ndërkombëtare.
Siç kumtuan organizuesit, kjo ngjarje e rëndësishme do t'i bashkojë ekspertët me renome nga vendi dhe rajoni, të cilët si ligjërues apo pjesëmarrës të simpoziumit do t'i ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre më të reja në fushën e mjekësisë estetike.
Në ngjarje do të prezantohen njohuritë dhe teknikat më të reja në segmentin e mirëmbajtjes së vitalitetit dhe bukurisë me mbështetje të procedurave joinvazive dhe invazive në mjekësinë estetike. ab/
Foto: MIA arkivi