• Sunday, 23 February 2025

MSH: Rinovimi i KARIL është projekt i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët

MSH: Rinovimi i KARIL është projekt i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë vazhdon të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar kujdesin më të lartë të mundshëm për pacientët, ndërkohë që realizohen rinovimet dhe përmirësimet e nevojshme në institucionet shëndetësore.

"Rinovimi i Klinikës për Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (KARIL) është një projekt që ka për qëllim rritjen e kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët", theksohet në kumtesë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se po punohet aktivisht për dërgimin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv në institucione të tjera shëndetësore të specializuara, siç janë Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”, Klinika Kirurgjikale “Shën Naum Ohrit”, dhe Klinika e Neurokirurgjisë.

Këto masa do të sigurojnë që pacientët të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm pa asnjë ulje të cilësisë së shërbimeve", theksohet më tej në kumtesë.

Projekti i rinovimit është plotësisht në përputhje me planin për modernizimin e kapaciteteve shëndetësore, i cili ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sistemit shëndetësor në afat të gjatë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë parasysh të gjitha nevojat e pacientëve dhe vazhdon të kujdeset për sigurinë e tyre shëndetësore gjatë këtij procesi. mb/

Foto: MIA