• Saturday, 22 February 2025

Shëtitje pa pagesë në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik

Shëtitje pa pagesë në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik, Asociacioni i Maqedonisë së ciceronëve dhe shoqëruesve turistik sot organizon shëtitje pa pagesë në Shkup dhe Manastir.

Në Shkup, vendi i tubimit për qytetarët e interesuar është para Shtëpisë memoriale të Nënës Terezë në rrugën "Maqedonia" me fillim në orën 12 dhe 13, përderisa në manastir fillon në orën 11 para Muzeut dhe 12 para Sahat Kullës.

"Të gjithë që janë të interesuar dhe dëshirojnë të marrin vesh për karakteristikat kulturore historike të qytetit të Shkupit dhe Manastirit mund të marrin pjesë", thonë nga Asociacioni i Maqedonisë së ciceronëve turistik. ab/

Foto: МIА arkivi