• Monday, 24 February 2025

Mickoski: Relacionet në Qeveri janë të shkëlqyeshme, ka filluar dhe nuk do të ndalet procedura për Kocevskin dhe Këshillin gjyqësor

Mickoski: Relacionet në Qeveri janë të shkëlqyeshme, ka filluar dhe nuk do të ndalet procedura për Kocevskin dhe Këshillin gjyqësor

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se partneriteti mes koalicionit dhe relacionet në Qeveri janë të shkëlqyeshme, edhe pse ka individë të cilët ndoshta ndënjëherë duan, siç tha, pak ta rrisin rejtingun.

"Nga ajo që e di, ndërkaq mendoj se jam mjaft i informuar, mendoj se është shkëlqyeshëm. Ndonjëherë ndoshta disa individë do të duan nga pak ta rrisin ndonjë përqindje të rejtingut, duke menduar se do të marrën më shumë kredibilitet ose legjitimitet, por mirë është kjo, është e shëndetshme, debati edhe brenda në Qeveri është i shëndetshëm. Relacionet janë të mira, janë të shkëlqyeshme", theksoi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën Gazi Babë.

Lidhur me shkarkimin e prokurorit shtetëror, Ljupço Kocevski dhe interpelancat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, përmendi se dy procese janë paralele, ndërsa procedura ka filluar dhe nuk ka ndalim.

"Ministria e Drejtësisë është e obliguar të tregojë se si shkon procedura. Pasnesër në mbledhje qevritare do ta kalojmë atë. Procedura ka filluar, nuk ka ndalesë. Të shkojmë hap pas hapi. Sapo kam ateruar, para 15 minutave. Le të më brifojnë bashkëpunëtorët se çfarë ka ndodhur. Në radhë është Këshilli gjyqësor, ato dy procese janë paralele, nuk janë në përplasje me njëra-tjetrën", theksoi kryeministri. ab/

foto: МIА arkivi

video: Qeveria e RMV-së