Komuna e Çairit prezantoi projekte infrastrukturore për përmirësimin e jetës
- Në takim me banorët e Çairit të Vjetër, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu i prezantoi projektet që do të realizohen këtë vit për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin. Të gjitha projektet janë të gatshme me dokumentacionin teknik dhe kanë siguruar leje për ndëtim, informojnë nga Komuna e Çairit.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:51, 23 February, 2025

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Në takim me banorët e Çairit të Vjetër, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu i prezantoi projektet që do të realizohen këtë vit për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për komunitetin. Të gjitha projektet janë të gatshme me dokumentacionin teknik dhe kanë siguruar leje për ndëtim, informojnë nga Komuna e Çairit.
Projektet kryesore përfshijnë - Rikonstruksionin e rrugës "Parashqevi Qiriazi" në gjatësi prej 354.26 metra, rikonstruksionin e rrugës "Dervish Hima" dhe të gjitha rrugët anësore me gjatësi prej 687.77 metra, rikonstruksionin e rrugës "Emin Duraku" dhe parkingut me gjatësi prej 383.12 metrash, si dhe rikonstruksionin e rrugës "Strumiçka" dhe dy rrugët anësore me gjatësi prej 523.51 metrave.
"Vlera totale e këtyre projekteve arrin në 28.6 milion denarë (465,240 euro) dhe do të financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit '250 milion euro për komunat'!, shtojnë nga Komuna e Çairit.
Gjithashtu, është në fazën përfundimtare përgatitja e dokumentacionit teknik për rikonstruksionin e plotë të Parkut të Çairit, ndërkohë që Komuna nga buxheti i saj do të realizojë rikonstruksionin e shtigjeve për këmbësorë dhe vendosjen e këndeve të lojërave për fëmijë.
Rikonstruksioni i sallës "Partizan" ka filluar dhe do të zhvillohet më tej projekti për rikonstruksionin e fushës së futbollit në stadiumin e Çairit, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive në këtë zonë. Këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt një Çairi më të sigurt, modern dhe të gjelbër për të gjithë banorët. ab/
Foto Komuna e Çairit