LD: Lajmet e rrejshme të BDI-së: Një fushatë frike dhe paranoje ndaj LD-së
- KUMTESË: Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:01, 23 February, 2025

Shkup, 23 shkurt
Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.
E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI!
Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon dy gjëra. E para, BDI është e obsesionuar me Lëvizjen Demokratike, dhe e dyta BDI është e frikësuar deri në palcë nga kalimet e strukturave të shëndosha nga BDI në LD-në e Izet Mexhitit.
Shqiptarët që do të punësohen nga të gjitha vendbanimet ku jetojnë dhe veprojnë nuk mund të përfshihen në një letër të rrejshme, sepse ata janë me mijëra.
Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë!
Lidhja demokratike
________________________________________________________________________________________________________
***MIA i publikon këto tekste në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***