• Wednesday, 04 December 2024

Mediat në BE raportojnë për ide të ndryshme rreth garancive të sigurisë për Ukrainën para takimit të ministrave të NATO-s

Mediat në BE raportojnë për ide të ndryshme rreth garancive të sigurisë për Ukrainën para takimit të ministrave të NATO-s

Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Shumë media dhe analistë në Bashkimin Evropian raportojnë se pjesa më e madhe e anëtareve evropiane kanë ide të ndryshme për garancitë e sigurisë për Ukrainën, për çka sot dhe nesër do të biedojnë shefat e diplomacive të NATO-s.

Shefja e re e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalas gjatë vizitës së saj të parë në Kiev tha se Bashkimi Evropian duhet t'i ndihmojë Kievit "sa është e nevojshme" që "Ukraina ta fitojë luftën" dhe se gjoja disa anëtare të Unionit janë të gatshme të dërgojnë ushtarë në Ukrainë.

Gazeta franceze "Mond" thekson se "evropianët kërkojnë zgjidhje tjera përveç vendosjes nën mbrojtje të NATO-s të pjesëve të Ukrainës të cilat nuk janë okuouar nga ushtarët rusë", ndërsa këtë e konfirmoi edhe sekretari i paradokohshëm i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nënvizon se ka "opsione tjera për armatimin dhe mbështetjen e ukrainasve".

"Mond" shton se "diplomacitë e NATO-s me muaj sugjerojnë se ka shanse të vogla që Ukraina të marrë ftesë për anëtarësim në këtë organizatës ushtarake.... disa anëtare të Aleancës Atlantike, duke e përfshirë edhe Amerikën dhe Gjermaninë, kanë bërë qartë të ditur se ata nuk duan të përfshihen në luftën me Risinë".

Analisti i ueb-faqes gjermane "Tageshau" theksoi se "çështja se si të sigurohet armëpushimi në Ukrainë vendoset në kontekst të ndryshimit të ardhshëm të pushtetit në SHBA".

"Donald Tramp, si president mund të përpiqet t'i detyrojë Ukrainën dhe Rusinë që të negociojnë", thekson "Tageshau".

"Ukraina, shton faqja gjermane, "mund të kërcënojë se do të ndërpresë ndihmën ushtarake në rast refuzimi, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë nën presion për t'u ulur në tryezën e bisedimeve duke kërcënuar se do të rrisë më tej ndihmën ushtarake për Kievin".

Por gazeta "Uashington Post” shkruan se "shumë zyrtarë amerikanë parashikojnë se brenda pak muajsh Ukraina mund të detyrohet të hyjë në negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës duke hequr dorë nga disa territore".

Përfaqësuesja e re e lartë e BE-së, ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas, e njohur për qëndrimin e saj jashtëzakonisht të ashpër ndaj Moskës, pranon se është gjithnjë e më e vështirë të arrihet uniteti në BE në drejtim të forcimit të mbështetjes materiale për Ukrainën.

"Kjo luftë po vazhdon prej disa kohësh dhe, thotë ajo, "është gjithnjë e më e vështirë për t'u shpjeguar bashkëqytetarëve tanë".

E përjavshmja polake "Polska" shkruan se për Kievin "integriteti territorial ka qenë prej kohësh tabu, të paktën zyrtarisht, megjithëse diplomatët ukrainas kanë rënë dakord që Donbasi dhe Krimea nuk mund të rindërtohen në të ardhmen e parashikueshme".

Analistët dhe mediat në BE tregojnë se është e qartë se Kievi ka vështirësi të mëdha në parandalimin e infiltrimit të mëtejshëm të trupave ruse, se një dimër i ashpër po vjen dhe se ushtria ukrainase ka mungesë të personelit dhe armëve.

Edhe gazeta italiane "Stampa" thotë se ësht "pranim se kërcënohet edhe një dimër nën bomba dhe errësirë... tani për herë të parë më shumë se gjysma e ukrainasve janë prononcuar se janë për armëpushim dhe për negociata".

Gazeta holandeze "Uollskrant" konkludon se "thuhet se Evropa tani duhet të përgatitet që të jetë shumë më drejtpëdejt e përfshirë në sigurinë e Ukrainës pas marrëveshjes paqesore".

Shumë media në BE raportuan gjithashtu deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, se në situatën aktuale Moska nuk pranon një armëpushim, sepse beson se vetëm do t'u japë kohë partnerëve perëndimorë të Kievit që të përforcohen me armët e tyre dhe të rikuperohet ushtria ukrainase.

Në raportet, megjithatë, kujtohet se presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Tramp për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Putin tha se Kievi duhet të braktisë dëshirën e tij për t'u bashkuar me NATO-n, burimet ruse thanë jozyrtarisht se Kremlini mund të binte dakord të ngrinte konfliktin përgjatë vijës së frontit.

Edhe pse Rusia, siç shpjegohet, nuk do të pranojë pranimin e Ukrainës në NATO ose praninë e trupave të NATO-s në territorin ukrainas, ajo është e hapur për bisedime për garancitë e sigurisë për Kievin. mb/

Foto: MIA