Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit
- Temperatura më e ulët prej -3 gradë sot në mëngjes është matur në Berovë, kumtoi DPHM. Pasojnë Tetova, Shtipi dhe Strumica me -2, -1 në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Manastir, Demir Kapi dhe Kavadar, 0 gradë në Kumanovë dhe Veles, 1 në Llazaropole dhe Vinicë, 2 në Ohër, Dibër, prilep dhe Gjevgjeli, 3 në Pretor, Kodër e Diellit dhe 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:24, 7 January, 2025
Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Temperatura më e ulët prej -3 gradë sot në mëngjes është matur në Berovë, kumtoi DPHM. Pasojnë Tetova, Shtipi dhe Strumica me -2, -1 në Shkup-Petrovec, Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Manastir, Demir Kapi dhe Kavadar, 0 gradë në Kumanovë dhe Veles, 1 në Llazaropole dhe Vinicë, 2 në Ohër, Dibër, prilep dhe Gjevgjeli, 3 në Pretor, Kodër e Diellit dhe 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë.
Shtresa e borës e matir në orën 7 në Kodër të Diellit është 43 cm, ndërkaq 38 në Hanet e Mavrovës.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, nëpër disa lugina me dukuri të mjegullës apo vranëssirave të ulëta. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri meatare nga drejtimi jugor. temperatura maksimale do të arrijë prej 6 deri 13 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me dukuri të mjegullës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë. ab/
Foto: МIА Arkivi